FLASH

Itali, 38-vjeçarja shqiptare vritet me thikë

Itali, 38-vjeçarja shqiptare vritet me thikë

20.04.2023 Itali

Gjendet e vdekur në banesë gruaja shqiptare, në oborr i plagosur dhe vëllai i saj.

Raportohet se një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Itali pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00.

Referuar mediave italiane, viktima është identifikuar si Anila Ruçi, ndërsa ka mbetur i plagosur personi që jetonte me të, Osman Bilyhu, 38 vjeç, i cili mori plagë në qafë, krah dhe stomak.

Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole në provincën e Pavias.

Personin që jetonte me të, shqiptarja e kishte prezantuar si vëllanë e saj.

Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim dhe kur kjo e fundit nuk kishte shkuar, ajo kishte njoftuar policinë.

Dëshmia e të mbijetuarit që po trajtohet në spital do të mund të zbulojë më shumë detaje për ngjarjen e rëndë.

Hetuesit po hetojnë ende marrëdhënien mes shqiptares dhe personit që aktualisht ndodhet në poliklinikën San Matteo në Pavia.

Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit, kishte rreth një  vit që jetonte në Scaldasole dhe fliste pak italisht.

Sipas Corriere Della Sera, në Scaldasole fqinjët nuk dinin detaje të tjera rreth jetës së shqiptares.

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë