FLASH

I riu kapet në flagrancë në Prishtinë, Policia ia gjen 15 qese me marihuanë në veturë

I riu kapet në flagrancë në Prishtinë, Policia ia gjen 15 qese me marihuanë në veturë

17.04.2023 Kosovë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje te pompa e derivateve “Shell” në Veternik të Prishtinës, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i dyshuari Sh.A., pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur 15 qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se i dyshuari ka deklaruar para Policisë se është përdorues i drogës dhe nuk ka pasur qëllime për shitblerje të substancave të tilla.

Pas përfundimit të kontrollit policor, qeset me marihuanë janë sekuestruar, ndërsa dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë