FLASH

Hoti: Muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë

Hoti: Muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë

19.06.2023 Lajme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qe katër muaj, policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Deputeti ka thënë se vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, por që vonesa për katër muaj tregon munegsën e vullnetit dhe përgjegjësinë ndaj policëve.

“Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave.

Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar ai në postimin e bërë në Facebook.

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni