FLASH

Gjermania miraton Ligjin për ardhjen e punëtorëve të kualifikuar, çfarë do të thotë kjo

Gjermania miraton Ligjin për ardhjen e punëtorëve të kualifikuar, çfarë do të thotë kjo

23.06.2023 Gjermani

Bundestagu Gjerman ka miratuar Ligjin për fuqinë e kualifikuar punëtore me të cilin u lehtësohet ardhja e punëtorëve nga vendet e tjera.

Bahri Cani gazeta i Deutsche Welle ka thënë se deri në futjen në fuqi duhet të kalojnë disa procedura, por se me Ligjin e ri parashikohen ndryshime dhe lehtësime të shumta, për ardhjen e punëtorëve të huaj të kualifikuar.

“Me këtë ligj parashikohet lehtësimi i njohjes së diplomave dhe kualifikimeve që do të thotë që të huajt nëse i plotësojnë kushtet e tjera mund të vijnë në Gjermani dhe pa njohjen paraprake të diplomave dhe njohjen mund ta bëjnë pasi të vijnë këtu”, tha ai..

Cani më tej tha se deputetet gjerman theksuan se Ligji për ardhjen e fuqisë së kualifikuar është i domosdoshëm.  Përkundër  faktit që Gjermania vitin e kaluar ka pasur 2.5 milion të papunë, ka 1 milion 930 mijë vende të lira të punës. 

“Ministri i punës gjerman tha se Gjermania ka nevojë për punonjës të kualifikimet e larta, por edhe për punonjës të tjerë. Personat e  papunë që janë në agjenci për punë  nuk i plotësojnë kushtet për vendet e lira të punës. Shumë prej tyre dhe nuk duan të punojnë se rrogat janë pak më të larta se ndihmat sociale”, tha ai.

Ndërsa tha se arsye për këtë është dhe largimi i qindra mijëra njerëzve nga Gjermania çdo vit, pasi që sipas të dhënave të Agjencisë së Punës Gjermanisë i mungojnë për punë për çdo vit rreth 400 mijë punëtorë të kualifikuar.

“Me këtë ligj parashikohen masa të shumta për aftësimin dhe kualifikimin e personave që tani janë të regjistruar si të papunë dhe integrimi në tregun e punës të femrave, pasi që shumë nga to punojnë me orar të shkurtuar”, tha ai.

New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni