FLASH

Gjermani: Rekord i mungesës së punëtorëve të kualifikuar në vitin 2022

Gjermani: Rekord i mungesës së punëtorëve të kualifikuar në vitin 2022

16.04.2023 Gjermani

Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman.

Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010, shkruan REL.

Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë.

Sipas studimit, gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni