FLASH

Gjermani, mashtruan dhe përfituan online 89 milionë euro, arrestohen 5 persona

Gjermani, mashtruan dhe përfituan online 89 milionë euro, arrestohen 5 persona

13.04.2023 Gjermani

Një ekip hetuesish ndërkombëtarë ka arrestuar pesë persona të dyshuar për mashtrim në investimet online me vlerë miliona euro, njoftuan sot autoritetet gjermane.

“Bastisjet u kryen në Rumani dhe Bullgari”, tha Mario Krause nga departamenti i policisë kundër krimit kibernetik, në Braunshvajg.

Sipas tij, personat e dyshuar ndodhen në paraburgim që nga fundi i marsit.

Operacioni i parë, i kryer nga ekspertë të krimit kibernetik nga Saksonia e Ulët, të udhëhequr nga zyra e prokurorit publik të Göttingen në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, nisi më 22 mars.

Sipas policisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprime kundër të dyshuarve në gjithsej katër lande gjermane.

Hetuesit thanë se mashtrimet në investimet online prekën 33 000 individë, me dëme deri në 89 milionë euro (98,13 milionë dollarë).

Vetëm në Gjermani, hetuesit vlerësojnë se ka pasur rreth 5 500 viktima, duke rezultuar në dëme prej më shumë se 22 milionë euro.

“Operacionin i parë nisi në tetor 2021, me mbi 100 forca të vendosura në Bullgari, Holandë, Ukrainë dhe Qipro dhe Izrael”, sipas policisë, transmeton dpa.

“Ky operacion mundësoi identifikimin e autorëve dhe zbulimin e akteve të tjera penale”, tha policia.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni