FLASH

[FOTO] – Austri, reshjet e borës shkaktojnë kaos dhe aksidente

[FOTO] – Austri, reshjet e borës shkaktojnë kaos dhe aksidente

14.04.2023 Austri

Reshjet e dendura të borës në disa pjesë të Austrisë shkaktuan kushte jo të mira rrugore. Dy aksidente kanë ndodhur në rrugët e mbuluara me borë në Tirol.

Reshjet e dendura të borës shkaktuan kushte të këqija në komunikacion ku në Tirol janë raportuar dy aksidente.

Një 30-vjeçare austriake kishte dalë nga rruga me makinën e saj ku rrëshqiti rreth 50 metra përgjatë argjinaturës dhe u përplas me dy pemë ngjitur me rrugën. Gruaja u dërgua në spital me lëndime të rënda në këmbë.

Gjithashtu mediat austriake raportojnë se një 31-vjeçar austriak ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga korsia në të djathtë dhe ka përplasur një pemë me pjesën e përparme të mjetit. Shoferi ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë. 

Sidomos në zonën Aspang – Zöbern në A2 në seksionin e tranzicionit, dimri tregoi sërish anën e tij të vështirë. Brenda një kohe të shkurtër në zonën e prekur kanë rënë rreth 10 cm borë ku kamionët vazhduan të bllokoheshin në pjesën e Austrisë së Poshtme dhe gjithashtu në A 21 në drejtim të St. Pölten pak përpara Hochstrass.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni