Digjet batanija, zjarri përfshin edhe bodrumin e një banese në Prishtinë – zjarrfikësit japin detaje rreth rastit

16.04.2023 Kosovë
Një zjarr ka ndodhur në një banesë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje për mediat ne Kosovë ka dhënë Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë.
Gashi tha se zjarri ka ndodhur në një bodrum, i cili ishte adaptuar si banesë.
Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.
“Një batanije ishte kapluar nga zjarri. Në korridorin e një banese, në fakt të një bodrumi e cila është shndërruar në banesë ka ndodhur rasti. Ishte shkaktuar zjarr e tym, e kjo shkaktoi panik tek banorët aty. Nuk ka të lënduar nga ky rast”, tha Gashi.