FLASH

Detaje tronditëse nga vrasja në Pejë: Djali ia këputi kokën me thikë nënës së tij, më pas ia piu gjakun

Detaje tronditëse nga vrasja në Pejë: Djali ia këputi kokën me thikë nënës së tij, më pas ia piu gjakun

14.04.2023 Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij, raportojnë mediat në Kosovë.

19:24 Siç raportojnë mediat në Kosovë, i dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.

18:11 – Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës i ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.

Mësohet se djali ka privuar nga jeta nënën e tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani