FLASH

Deri në mbrëmje është ndërprerë qarkullimi i trenave Gjermani-Zvicër

Deri në mbrëmje është ndërprerë qarkullimi i trenave Gjermani-Zvicër

15.05.2023 Gjermani

Përkundër që sindikata e hekurudhave në Gjermani ka anuluar grevën, trafiku hekurudhor me Zvicrën do të mbetet i ndërprerë deri të hënën në mbrëmje.

Udhëtarët për në dhe nga Gjermania duhet të ndryshojnë trenat në stacionet kufitare në Bazel dhe Schaffhausen, thotë SBB të dielën pasdite, derisa shton se trafiku kombëtar zviceran nuk është prekur, shkruan RTS.

Nga ana tjetër, trenat e mbrëmjes të së dielës nga dhe për në Gjermani janë anuluar. “Koncepti për ditët në vijim është duke u sqaruar”, shton kompania zvicerane hekurudhore, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me trafikun e linjës kryesore, DB ka treguar se dëshiron ta rikthejë atë në fillim të javës.

Të hënën do të qarkullojnë rreth dy të tretat e trenave të linjës kryesore të planifikuar, pastaj të gjithë të martën, shkruan RTS.

Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë