FLASH

Burri që e theri për vdekje kosovarin në Gjermani, përfundon në psikiatri

Burri që e theri për vdekje kosovarin në Gjermani, përfundon në psikiatri

19.10.2022 Gjermani

Në lagjen Nymphenburg të Munchenit, një 33-vjeçar sulmoi me thikë dy kolegë të punës, duke vrarë njërin prej tyre. Plagëve nuk u ka përballuar 28-vjeçari Nehat Elshani nga Prizreni, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka njoftuar se 33-vjeçari ka sulmuar me thikë dy kolegët e moshës 28 dhe 50 vjeç të shtunën rreth orës 07:30.

Lexo Edhe:

“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje.
Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një thikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi plagë dhe prerje aq të rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent”, thuhet në raportin e policisë gjermane.

Ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja pse krejt papritmas 33-vjeçari nxori thikën e sulmoi dy personat.

Nga sa u raportua fillimisht nga policia, më parë nuk kishte pasur asnjë mosmarrëveshje mes kolegëve. Sipas gjetjeve fillestare, autori i dyshuar tregon anomali psikiatrike. Të dielën, një gjykatës vendosi që 33-vjeçari të shtrohej në një spital psikiatrik.

Edhe babai i të ndjerit, ka treguar se djali i tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me ndokënd.

Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë