FLASH

Bayerni synon të “qetësohet” me fitore kundër Hoffenheimit, formacionet zyrtare

Bayerni synon të “qetësohet” me fitore kundër Hoffenheimit, formacionet zyrtare

15.04.2023 Sport

Bayern Munichi, mes problemeve, sot do të jetë nikoqir i Hoffenheimit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Bundesligë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:30, në “Allianz Arena”.

Kampionati mbetet gara e vetme ku “Bavarezët” kanë gjasa reale për t’u kurorëzuar me titull, teksa sot sigurisht se synojnë pikët e plota.

Pas eliminimit në Kupën e Gjermanisë, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pësoi humbje 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinalë në Ligën e Kampionëve, teksa do t’iu duhet vetëm mrekullia për të përmbysur këtë rezultat në ndeshjen e javës së ardhshme.

Përveç këtyre dështimeve, një problem i ri lindi së fundmi te kampionët në fuqi të Gjermanisë, me Sadio Manen që u suspendua për ndeshjen e sotme, si shkak i një përleshje fizike me Lorey Sanen.

Mbetet të shihet se si Bayerni do të përgjigjet sot në fushë kundër Hoffenheimit, skuadër e cila ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë me 28 pikë.

Bayerni është lider me 58 pikë, dy më shumë se Borussia Dortmundi, që sot takohet me Stuttgartin.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich:

Hoffenheim:

Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni