FLASH

Austria uron Kosovën për heqjen e vizave

Austria uron Kosovën për heqjen e vizave

18.04.2023 Diaspora

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka uruar Kosovën për heqjen e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë, ka uruar shtetasit e Kosovës për liberalizimin, duke thënë se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.

“Ky është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së, urime”, thuhet në postim.

Ndryshe, miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën do të udhëtojë drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave. 

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë