FLASH

Austri, 700 persona të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore brenda vitit

Austri, 700 persona të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore brenda vitit

15.04.2023 Austri

Në më pak se një vit në Austri janë kapur 700 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore. Personat u arrestuan përgjatë periudhës maj 2022-mars 2023 dhe Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner ka njoftuar se kjo përbën një luftë kundër migracionit të paligjshëm.

Sipas ministrit të brendshëm organizatat kriminale abuzuan me situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë duke krijuar kështu edhe një rritje të numrit të personave që hynë ilegalisht në Austri bëjnë me dije mediat austriake.

Karner është shprehur se sistemi i “zonës Shengen” nuk funksionon mjaftueshëm dhe ka kërkuar që të merren të gjitha masat konform ligjeve për gjykimin e personave të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.

Tutje, ministri i Brenshëm i AustrisëKarner tha se duhet thelluar bashkëpunimi ndërkombëtarë për të luftuar migracionin ilegal, shkruajnë mediat austriake.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni