Arsenali gabon në hapa

16.04.2023 Sport
Arsenali ka bërë gabim në hapa gjatë ecjes drejt titullit të kampionit në Premier League. Në një ndeshje dramatike ka barazuar me West Hamin 2-2.
Skuadra e Mikel Artetas ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm me dy gola brenda dhjetë minutave, kur kanë realizuar Gabriel Jesus dhe Martin Odegaard.
Benrahma (33′) dhe Bowen (54′) kanë barazuar rezultatin për vendasit.
Pas kësaj ndeshje prapë Arsenal kryeson tabelën, por vetëm me katër pikë më shumë se sa Manchester City.
West Ham gjendet në pozitën e pesëmbëdhjetë me tridhjetë e pesë pikë.