FLASH

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë, dyshohet për kontrabandim me migrantë

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë, dyshohet për kontrabandim me migrantë

13.04.2023 Maqedoni e Veriut

Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Merdarë, i cili ishte vënë në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.

Ai po kërkohej me dyshimin se me datën 08 prill nga viktima kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës.

Lexo Edhe:

Ai është ndaluar për 48 orë për veprën penale”Kontrabandim me migrantë”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

Gjilan, 13 prill 2023  

Sot me datën 13.04.2023 nga Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdarë, është arrestuar i dyshuari A.B. (viti i lindjes 1984, mashkull shtetas i Maqedonisë) i cili ishte vënë në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.

I dyshuari nga hetuesit policorë kërkohej me dyshimin se i njëjti me datën 08.04.2023 nga viktima (mashkull Kosovar) kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës.

Pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Kontrabandim me migrantë’’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.

ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër