FLASH

Arrestohet një shqiptar në Itali pasi u kap me 6 kilogram kokainë

Arrestohet një shqiptar në Itali pasi u kap me 6 kilogram kokainë

02.05.2023 Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 6 kg kokainë dhe 3000 euro cash.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke drejtuar një kamion, i shoqëruar nga një shtetas rumun.

Në momentin e ndalimit për një kontroll rutinë nga policia, efektivët vunë re nervozizëm, çka bëri që të ushtronin një kontroll fizik.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në serdiljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash.

Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë