FLASH

Arrestohet 81-vjeçari zviceran i cili shkeli për vdekje mjekun nga Kosova

Arrestohet 81-vjeçari zviceran i cili shkeli për vdekje mjekun nga Kosova

19.04.2023 Zvicër

Mbrëmjen e së mërkurës në Winterthur, pas një aksidenti trafiku në austradën A1, 30-vjeçari nga Kosova, Jetmir Morina, u godit nga një veturë, pasi ndjeri tashmë kishte dalë në rrugë të ndihmonte të aksidentuarit.

Mbrëmjen e së hënës, Policia e kantonit të Cyrihut ka arrestuar një 81-vjeçar zviceran lidhur me rastin, i cili fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas marrjes në pyetje në polici, 81-vjeçari i arrestuar është dërguar në Prokurorinë Publike përgjegjëse.

Automjeti i tij është siguruar për prova, se cilat lëndime nga cila ngjarje aksidenti çuan përfundimisht në vdekjen e të riut nga Kosova, ndërsa Policia kishte kërkuar edhe më parë dëshmitarë.

30-vjeçari, Jetmir Morina kishte ndjekur studimet në një shkollë të mesme islame, për t’i ndjekur më pas studimet për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për shkak të dashurisë.

Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni