Aksident në punë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

14.04.2023 Itali
Unione Sindacale di Base dhe Rete Iside në Itali vazhdojnë të monitorojnë vdekjet në punë dhe në vitin 2023 situata po bëhet më e rëndë dita ditës.
Sipas medieve italiane, e enjtja e 13 prillit shënoi 12 viktima në punë. Mes tyre edhe një 57-vjeçar shqiptar.
Sipas raportmeve, në repartin e djegieve të spitalit të Padovës, nga plagët e shkaktuara nga një shpërthim ka humbur jetën një punëtor shqiptar 57-vjeçar.
Vdekja ndodhi më 5 prill, por lajmi u dha vetëm pas një jave. .