FLASH

6 vjet e 2 muaj burgim për zviceranin që ka plagosur rëndë kosovarin

6 vjet e 2 muaj burgim për zviceranin që ka plagosur rëndë kosovarin

12.04.2023 Zvicër

39-vjeçari zviceran, i bezdisur nga zhurma e të rinjve në oborr te shkollës ka qëlluar me armë drejt tyre, me ç`rast ka plagosur një kosovar 21 vjeçar.

Personi që ka qëlluar me pushkë një të ri në një kënd lojrash në Ebikon LU është fajtor për tentim vrasjeje të qëllimtë dhe  dënohet me 6 vjet e 2 muaj burg. Gjykata kantonale e Lucernit ka konfirmuar aktgjykimin e gjykatës penale, është bërë e ditur sot.

39-vjeçari zviceran duke vëzhguar të rinjtë në oborrin e shkollës aty afër nga ballkoni i tij në vitin 2017, qe ndier i bezdisur nga zhurma e tyre, shkruan sda.ch.

Pastaj ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë automatike, e ka mbushur, e ka drejtuar në drejtim të grupit prej rreth dhjetë të rinjsh nga një distancë prej 50 metrash dhe ka tërhequr këmbëzën, trasnmeton albinfo.ch. E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar atëherë 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.

Në fund të vitit 2021, Gjykata Penale e kishte dënuar autorin me 6 vjet e 2 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrezikim të shumëfishtë të jetës.

Kundër këtij vendimi i akuzuari u ankua, duke e cilësuar aktin si aksident. Avokati i tij kërkoi dënim me kusht me dy vjet burg për lëndim trupor nga pakujdesia

Megjithatë, ashtu si për gjykatën penale, edhe për gjykatën kantonale, paraqitja e incidentit si një zinxhir rrethanash fatkeqe është vetëm një pretendim mbrojtës. Sipas gjykatës së lartë, i akuzuari ka marrë armën, e ka bërë gati për të qëlluar dhe ka marrë vendim që të gjuajë në “burimin e zhurmës”, shkruan në aktgjykim, përcjell albinfo.ch. Ai ka  shënjestruar njerëzit dhe ka shtënë drejt tyre.

Gjykata Kantonale e klasifikoi aktin si “të ulët”, por edhe si “spontan” dhe si “veprim të menjëhershëm”. I akuzuari kishte përjetuar stres në punë dhe jetë private dhe kishte pirë alkool. Edhe pse ai e banalizon aktin e tij, dorasi ka qenë bashkëpunues në procesin hetimor.

Kështu, atij i konfirmohet dënimi prej 6 vjet e dy muaj burg. Veç kësaj, i akuzuari duhet t’i paguajë viktimës një dëmshpërblim prej 25.000 frangash.

Aktgjykimi i Gjykatës Kantonale nuk është ende i plotfuqishëm.

Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë